Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka thënë se nesër Komisioni i BE-së do të paraqesë masa për të ushtruar presion mbi qeverinë izraelite lidhur me luftën në Gaza.
“Ofensiva tokësore e Izraelit në Gaza do ta përkeqësojë më tej një situatë tashmë të dëshpëruar. Kjo do të çojë në më shumë vdekje, më shumë shkatërrime dhe më shumë zhvendosje.”, ka theksuar Kallas në një postim në X.
Ajo ka paralajmëruar se “nesër, Komisioni i BE-së do të paraqesë masa për të ushtruar presion mbi qeverinë izraelite që të ndryshojë kursin në lidhje me luftën në Gaza”.
Sipas saj, pezullimi i koncesioneve tregtare dhe vendosja e sanksioneve ndaj ministrave ekstremistë dhe kolonëve të dhunshëm do të sinjalizonte qartë se BE-ja kërkon t’i japë fund kësaj situate.
Israel’s ground offensive in Gaza will make an already desperate situation even worse.
It will mean more death, more destruction & more displacement
Tomorrow, the @EU_commission will present measures to pressure the Israeli government to change course over the war in Gaza (1/2)
— Kaja Kallas (@kajakallas) September 16, 2025
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!