Wednesday, March 18, 2026
spot_img
HomeLajmeKaja Kallas: Kalimi i sigurt i anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit është...

Kaja Kallas: Kalimi i sigurt i anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit është një çështje e madhe për BE-në

Kalimi i sigurt i anijeve në Ngushticën e Hormuzit përbën një çështje madhore për Evropën, theksoi shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm të Iranit Abbas Araghchi.

Sipas një zyrtari evropian për Reuters, Kallas i bëri thirrje Iranit që “të ndalojë të gjitha sulmet ndaj infrastrukturave jetike” në rajonin e Gjirit, duke nënvizuar se Bashkimi Evropian mbështet deeskalimin dhe një zgjidhje diplomatike të konfliktit.

Zyrtari shtoi se gjatë bisedës, Kallas theksoi qartë se BE-ja është në favor të zgjidhjes përmes diplomacisë dhe uljes së tensioneve në rajon.

Telefonata mes Kallas dhe Araghchi u zhvillua përpara ekzekutimit të një shtetasi suedez nga regjimi iranian, një veprim që Bashkimi Evropian e ka dënuar në mënyrë të prerë, sipas të njëjtit burim që foli në kushte anonimiteti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT