Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrirjaj thotë se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës po bëhet qëllimshëm nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Më besoni që më vjen keq që është e 35-ta herë që po tentohet të zgjidhet kryeparlamentare, dhe ne nuk e shohim fare një angazhim të Lëvizjes Vetëvendosje për sigurimin e 61 votave për kryeparlamentaren, dhe po shihet qartë një abuzim i një të drejte që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe ajo e drejtë iu dha partisë së parë për të propozuar kandidaten për kryeparlamentare. Ne e kemi konceptuar e kemi pranuar këtë të drejtë, por nuk mund të pranojmë abuzimin që po e bën VV-ja. Po bëhet qëllimshëm moskonstituimi i Kuvendit”, u shpreh deputetja, transmeton Klankosova.tv
Ndër të tjera, Kadrijaj shton se AAK është në pritje të një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese.
The post Kadrijaj thotë se VV qëllimshëm po e mban të bllokuar Kuvendin appeared first on Klan Kosova.