Time Kadrijaj nga AAK ka thënë sonte se vendim i sotëm i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet nga secili subjekt.
Ajo u shpreh në Edicionin Special, se forma e votimit do të varet nga cili emër do jetë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetarin e së cilës e quajti bllokues, transmeton klankosova.tv.
”Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obligative për secilin prej neve dhe ne gjithmonë i kemi respektuar dhe normal që do i respektojmë në sallë. Dhe cila do të jetë forma e votimit, do të varet nga cili kandidat që do ta propozojë Lëvizja Vetëvendosje”.
”Ne nuk kemi obligim me votu për, asnjë obligim s’e kemi karshi Lëvizjes Vetëvendosje, në momentin që jemi prononcuar ka qenë për hir të zhbllokimit të situatës dhe s’e kemi parë asnjë angazhim”.
The post Kadrijaj e quan Kurtin bllokues: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obligative për secilin prej nesh (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.