Kadri Rahimaj i LVV-së fiton në Kamenicë pa balotazh

Kadri Rahimaj i LVV-së fiton në Kamenicë pa balotazh

Ka përfunduar numerimi i votave për kryetar të komunës së Kamenicës, dhe sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV), Kadri Rahimaj, ka siguruar fitore në raundin e parë.

Nga të gjitha 51 vendvotimet e procesuara (100%), Rahimaj ka marrë 50,56% të votave, që i korrespondojnë 7,389 votave, duke kaluar pragun e nevojshëm për të shmangur balotazhin.


Pas tij renditet Qëndron Kastrati nga Partia Socialdemokrate (PSD) me 27,98% (4,089 vota). Rezultatet e tjera janë si vijon:

Shaip Surdulli (LDK) – 9,03% (1,320 vota)
Faton Jakupi (AAK) – 7,75% (1,132 vota)
Jona Arifi (PDK) – 4,69% (685 vota)