Një person është arrestuar të hënën në Kaçanik, nën dyshimin se ka kanosur dy zyrtarë policorë dhe një roje pylli gjatë një operacioni në Parkun Nacional “Sharri”.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 1 korrik 2025 rreth orës 17:30 në fshatin Vatë, ku dy zyrtarë policorë, së bashku me një roje pylli, ishin në realizim të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”.
Aty ata hasën në një person të dyshuar që po transportonte dru me një automjet të tipit “xhip”, i cili dyshohet se i ka kanosur ata, transmeton Klankosova.tv.
Pas marrjes së informatës, dy patrulla policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar i dyshuari R. D., 38 vjeç. Ai është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik.
“Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitet e Hetimeve Rajonale nga Ferizaj, të cilat janë paraqitur në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar të dyshuarin për kërcënimet e bëra ndaj zyrtarëve policorë.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, thuhet tutje në komunikatën për media.
The post Kaçanik: Arrestohet 38-vjeçari për kanosje ndaj personit zyrtar appeared first on Klan Kosova.