Një martesë, një fëmijë, një ndarje e një mal me probleme pas saj, janë ato çka e përshkruajnë historinë e dashurisë së një çifti vushtrrias.
Një bashkëshorte që thotë se braktisi burrin e të birin si pasojë e dhunës, e në anën tjetër një burrë që hedh poshtë të gjitha akuzat.
Gjithë kjo katrahurë u përcoll edhe me probleme për 8 vite me radhë sa herë që vinte koha që e ëma të takonte të birin e saj.
Pasi Kiks Kosova mori rrëfimin e 41-vjeçarit, me ngulm deshi të siguronte edhe versionin e ish-bashkëshortes.
Mesazheve Sh.A nuk iu përgjigj, andaj Kiks Kosova mori edhe një herë rrugën për në Vushtrri, e lajmëroi familjen e saj se ish-bashkëshorti hodhi disa akuza e po priste një version nga 29-vjeçarja.
Kjo e fundit qe kategorike që nuk do të japë rrëfimin e saj, andaj Kiks Kosova siguroi anën e saj të historisë përmes avokates që përfaqësoi.
Në një intervistë për Kiks Kosovën, avokatja Fatmire Braha hodhi poshtë pretendimet e A.M i cili tha se nuk kishte ushtruar dhunë.
Një gjë të tillë Braha thotë se e vërtetojnë dy vendimet e gjykatës për masë mbrojtëse ndaj Sh.A.
Mbrojtësja Fatmire Braha shton se dënimin pala e mori për faktin se nuk zbatoi urdhrin e gjykatës, i cili e lejon të ëmën të e takojë të birin.
Arsyet që A.M kishte dhënë për mos-sjellje të të birit, Braha i quan arsyetime të kota.
Fajësinë e tij Braha thotë se e vërteton fakti që ankesa e tij u refuzua nga të dyja shkallët dhe u shpall si e pabazuar.
Për Kiks Kosovën, avokatja thotë se tanimë ka edhe një aktakuzë kundrejt A.M dhe se procesi gjyqësor po vazhdon. /Klankosova.tv
The post “Ka urdhër m’i qëndru larg, ka ushtru edhe dhunë”: Raporti grua – burrë, kush u shpall fajtor? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.