Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) duke folur për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është formalisht dhe teknikisht përgjegjëse për procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit deri nesër në orën 11:30.
Sipas tij, edhe pse në publik është krijuar përshtypja se PDK-ja nuk voton kandidatë që vijnë nga ekzekutivi, kjo parti nuk ka bërë një deklarim të qartë dhe publik për qëndrimin e saj pas dështimit të kandidaturës së Dimal Bashës.
“Formalisht dhe teknikisht, PDK-ja është përgjegjëse deri nesër në ora 11:30 derisa të dalë kandidati tjetër për deputet meqë nuk është konstituuar dje kuvendi. Na që e kemi përcjell PDK-në, ka edhe raste që deputetë të saj kanë thënë që do të votojnë mbi kritere të caktuara, në publik ka zënë vend ajo që PDK ka thënë “ne nuk votojmë kandidatë që janë nga ekzekutivi”. Ta zëmë, nuk ka konferencë prej PDK-së menjëherë pas dështimit me votu Dimal Bashën, apo nuk ka pasur asnjë konferencë para se të ndodhë seanca, ku thonë “ne i votojmë këta kandidatë”. PDK ka të drejtë edhe të ndryshojë mendimin, edhe nëse ka qenë ky mendim që votojnë kandidatë që nuk kanë qenë në qeveri. Ne kemi një kërkesë edhe të presidentes që është dërguar në Kushtetuese, është tërhequr nga ajo formalisht, gjykata do ta shqyrtojë këtë lëndë, besojmë që do të pranohet, dhe pasojat po mund të jenë. Po besojmë që këtë pasojë do të jetë humbja e të drejtës për kandidim për kryetar të Kuvendit, se janë konsumuar 90 ditë në kuptimin formal. Më 31 tetor buxheti i vendit miratohet dhe duhet të dërgohet në Kuvend prej qeverisë. Në rast se shkojmë në zgjedhje nuk mund të kemi kuvend deri më 31 tetor, do të shkojë afati edhe më shumë. Njëra ndëra pasojat e para që është fiskale, e dyta është që do të ketë pasoja në dhjetëra institucione të pavarura kushtetuese, pesë anëtarë i mungojnë avokatit të popullit prej prillit. Mbi 17 institucione që do t’ju skadojë afati shumë shpejt”, u shpreh Jakaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
The post Ka pasoja të pariparueshme nga moskonstituimi i Kuvendit, thotë Jakaj (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.