“Ka mbet edhe pak kohë” – Çka po paralajmëron Gjesti?

news image

Gjesti, reperi që kohët e fundit ka tërhequr vëmendje për deklaratat e tij lidhur me padrejtësitë që thotë se po i përjeton në industrinë muzikore, ka ndarë një mesazh tjetër domethënës me ndjekësit e tij.

Përmes një story në Instagram, ai publikoi një fotografi të shoqëruar me fjalët: “Hala pa gjum, qat minut që menoni që jom tu flejt gabim e kini thjesht ka met edhe pak kohë mja lon kohës full e kom.”

Ky postim enigmatik vjen vetëm pak javë pas deklaratave të tij publike, ku shprehu pakënaqësinë ndaj distributorit të mëparshëm, duke e akuzuar se po e pengon në publikimin e projekteve të reja.

Fjalët e fundit të Gjesti-t lënë të kuptohet se artisti po pret momentin e duhur për rikthim në skenë, duke paralajmëruar se diçka e re është në horizont.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/