E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Ka hyp topless në skele m’u rrezitë, bjen burra n’3 t’natës”- Kush...

“Ka hyp topless në skele m’u rrezitë, bjen burra n’3 t’natës”- Kush është fqinja që po terrorizon disa banorë? (VIDEO)

Nga halli vendosi të mos hesht.

E gërvishjet në duar ishin kapaku i durimit.

Ofendimet, zhurmat, krejt këto ua bënë hallall por sulmin fizik, Hysen Hoxha nuk mundi ta tolerojë andaj vendosi t’i bëjë publike telashet që po i kanë nga fqinja me probleme te shendetit mendor, siç thotë ai.

Sipas Hysen Hoxhës, ajo nuk është mirë mendërisht, dhe sjellja e saj së fundmi po i shqetëson banorët.

Ata kërkojnë zgjidhje nga intitucionet, madje duan që edhe gruas në fjalë ti ofrojnë ndihmë.

Hoxha, thotë se gruaja ishte vendosur me nënën e saj para 4-5 vitesh, dhe nuk kishte bërë probleme, dhe se ka qenë e qetë deri tani.

Tash, sipas tij ajo është e vetme, dhe është bërë shumë agresive, duke kaluar edhe në sulme fizike.

Ata kanë treguar raste të shumta e jozakoshme që gruaja emër i njohur për redaksinë ka prishur qetësinë dhe rendin në bansën sociale në Shipol.

Shqetësuese është edhe për faktin se ajo sipas, Hysen Hoxhës sjell persona në banesën e saj mandej atyre ua thirr policinë.

Hysen Hoxha, që një kohë të gjatë jeton në ndërtesën koletive në Shipol të Mitrovicës.

Banimi aty ishte i imponuar, pasi ishin bartuar nga veriu i Mitrovicës dhe komuna i kishte vendosur në atë objekt së bashku më më shumë se 20 familje tjera.

The post “Ka hyp topless në skele m’u rrezitë, bjen burra n’3 t’natës”- Kush është fqinja që po terrorizon disa banorë? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT