E martë, 4 Mars, 2025
spot_img
HomeSportJuventusi vuan por në fund fiton ndaj Veronas

Juventusi vuan por në fund fiton ndaj Veronas

Juventinët kanë filluar të ëndërrojnë për titullin e kampionit.

Fitorja e sotme ndaj Veronas me rezultat 2-0, e ka afruar “Zonjën e Vjetër” në gjashtë pikë dallim me liderin e tabelës në Serie A, Interin.

Si rrallë herë, pas 27 xhiro të zhvilluara, janë plot pesë klube që e synojnë fuqishëm vendin  e parë, me vetëm tetë pikë dallim në mes, njofton Klankosova.tv.

Kampioni aktual i Italisë, ka 58 pikë, një më pak e ka ekipi i Amir Rrahmanit, Napoli, kurse 55 sosh i ka grumbulluar skuadra e Berat Gjimshitit, Atalanta.

Juventus me 52 e Lazio me 50, e mbyllin pesëshen kryesore të elitës italiane të futbollit.

Sonte Verona rezistoi deri në minutën e 73-të, kur francezi, Khephren Thuram, i dha avantazhin vendasëve.

I njeti futbollist asistoi tek goli që e hoqi dilemen se pikët e plota mbeten në Torino.

Goli u realizua nga Teun Koopmeiners, raporton Klankosova.tv.

The post Juventusi vuan por në fund fiton ndaj Veronas appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498