Në xhiron e gjashtë të Ligës së Kampionëve, Juventus shënoi fitore 2-0 ndaj Pafos, duke arritur të stabilizohet në mesin e renditjes.
Takimi nisi me Juventusin duke kontrolluar topin, ndërsa Pafos kërkonte hapësira për kundërsulme.
Edon Zhegrova nisi nga minuta e parë për Juventusin, duke luajtur vetëm 45 minuta. Ai kishte dy goditje në portë, njëra prej të cilave u bllokua.
Pjesën e parë rastin më të mirë e kishte Anderson Silva i Pafos, që goditi shtyllën.
Weston McKennie, arriti të shënojë në minutën e 67-të pas asistimit të Andrea Cambiaso, me një goditje të fortë brenda zonës.
Jonathan David e dyfishoi avantazhin në minutën e 73-të, duke përfituar nga një top i mrekullueshëm i Kenan Yildiz.
Me këtë fitore, Juventus ka 9 pikë dhe duket rrugës që të sigurojë një vend në play-off. /Telegrafi/


