Juventusi dhe Milani mbyllin pjesën e parë pa ndonjë rast, e lerë më gol

Juventusi dhe Milani mbyllin pjesën e parë pa ndonjë rast, e lerë më gol

Një pjesë e parë e luftuar fort dhe taktike në Torino, ku të dyja skuadrat kërkuan avantazhin, por pa gjetur golin (0-0).

Milan u përpoq të ndërtonte me kujdes aksionet përmes Luka Modric dhe Adrien Rabiot, ndërsa Juventusi reagoi me kundërsulme të shpejta dhe goditje nga distanca.


Rastet më të mira i pati “Zonja e Vjetër”, përfshirë një goditje me kokë të Federico Gattit që u ndal nga Maignan Mika dhe disa tentativa të rrezikshme nga Manuel Locatelli e Pierre Kalulu.

Në anën tjetër, Di Gregorio reagoi shkëlqyeshëm ndaj tentativës së Santiago Gimenez i cili u fut bukur në zonë.

Gjyqtari I dha fund pjesës së parë pas një minute shtesë, ku e dyta rpemton më shumë. /Telegrafi/