Mbrëmë, Interi arriti të mposhtte Atalantan me rezultat 2-0 për të siguruar kalimin në finalen e Super Kupës së Italisë.
E sot, një biletë për në Super Kupë do të tentojnë të sigurojnë Juventusi ose AC Milani.
Përballja mes tyre do të transmetohet në kanalin sportiv S1 të platformës Artmotion nga ora 20:00.
Të tre ekipet kanë lënë gjurmë në këtë kompeticion.
Juventusi kryeson listën me më së shumti fitore të Superkupës italiane (9), e ndjekur nga Interi (8) dhe AC Milan (7). /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>