Justin Bieber i përgjigjet lutjeve të nënës së tij me humor: E vetmja gjë që duhet të shërohet është gishti im i këmbës

Justin Bieber i përgjigjet lutjeve të nënës së tij me humor: E vetmja gjë që duhet të shërohet është gishti im i këmbës

Justin Bieber ka bërë bujë në rrjetet sociale pas një postimi të nënës së tij, Pattie Mallette, e cila ndau një lutje të fuqishme për shëndetin dhe mbrojtjen e artistit kanadez.

Mallette i dëshironte “liri, forcë, qartësi dhe shërim” djalit të saj, duke përfshirë edhe foto të tij.


Përgjigja e Justinit ishte me humor: ai tha se i duhet të shërohet vetëm gishti i vogël i këmbës, i dëmtuar nga ping-pongu.

Megjithëse nuk është e qartë se çfarë specifikisht nënkuptonte Mallette, Justin ka folur shpesh për mënyrën se si besimi i ndihmon të përballojë famën dhe presionin e suksesit.

Artisti së fundmi publikoi albumin e tij të ri “Swag II”, ku përfshihen këngë me tematikë shpirtërore si “Story of God” dhe “Everything Hallelujah”.

Ai shfaqet gjithashtu në videon e re “Speed Demon” me bluzë “Pray for Me”, duke theksuar fokusin te reflektimi dhe besimi.

Në planin personal, Justin dhe gruaja e tij Hailey Baldwin Bieber janë në një periudhë të mirë, duke festuar së fundmi 7-vjetorin e martesës dhe ditëlindjen e parë të djalit të tyre, Jack Blues.

Përmes humorit, lutjes dhe muzikës, Justin duket se po kalon një fazë të balancuar, ku besimi, familja dhe pasioni për muzikën ecin paralelisht. /Telegrafi/