Monday, March 30, 2026
spot_img
HomeLajmeJusaj: Me largimin e akcizës nafta mundë të dal 1.45 euro (VIDEO)

Jusaj: Me largimin e akcizës nafta mundë të dal 1.45 euro (VIDEO)

Rritja e çmimit të naftës e cila po prekë ndjeshëm xhepin e qytetarëve ishte tema kryesore që u trajtua në emisionin DPT te Fidani.

Presidenti i Komunitetit të Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane Shkëlzen Jusaj, deklaroi në Klan Kosova se me largimin e akcizë nafta në Kosovë mund të dal 1.45 euro.

Jusaj theksoi se rritja e çmimt të naftës ka ndikuar tek të gjitha bizneset duke rritur shpenzimet.

“Kufizimi i profitit dhe pamundësia për me pasë një profit prej 12 centë e ka ulur profitin e bizneseve të naftës dhe gjithashtu bjen konsumi në këto raste”, u shpreh ai në Klan Kosova.

Ditëve të fundit çmimi i naftës në Kosovë ka shkuar deri në 1.80 euro për litër.

Ndiqni deklarimin e plotë:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT