Në prag të zgjedhjeve të tetorit, qytetarët e Junikut po artikulojnë hapur mbështetjen e tyre për kryetarin aktual, Ruzhdi Shehu, duke e konsideruar atë si figurën që ka sjellë ndryshime të dukshme në komunë.
Dy projekte të veçanta përmenden shpesh nga banorët si arritje madhore të mandatit të tij: rruga Qendër–Rostovicë dhe rruga që lidh qytetin me Bjeshkët.
E para ka transformuar hapësirën urbane të Junikut, duke i dhënë qytetit një pamje moderne dhe duke lehtësuar qarkullimin. “Kjo rrugë e ka zbukuruar Junikun dhe i ka dhënë një pamje krejtësisht të re,” shprehet Hakia, banor i qytetit.
Ndërkohë, rruga për Bjeshkë shihet si një aset i rëndësishëm për të ardhmen, duke krijuar bazë për zhvillimin e turizmit malor dhe duke afruar vizitorë vendas e të huaj me natyrën e pasur të komunës. Për banorët, ky investim është një mundësi e re ekonomike dhe një hap drejt promovimit të Junikut si destinacion turistik.
Përveç projekteve infrastrukturore, qytetarët theksojnë se Shehu ka qenë i pranishëm dhe i qasshëm, duke dëgjuar zërin e tyre dhe duke ofruar transparencë në qeverisje. “Ai nuk është vetëm kryetar, por pjesë e jetës sonë të përditshme,” thotë një tjetër qytetar.
Me këtë bilanc pune, shumë junikas e shohin Ruzhdi Shehun si kandidatin që garanton vazhdimësi dhe zhvillim të mëtejmë për komunën e tyre. /Telegrafi/