Jude Bellingham shijon pushimet në Sardenjë me të dashurën Ashlyn Castro mes rikuperimit nga operacioni

Jude Bellingham shijon pushimet në Sardenjë me të dashurën Ashlyn Castro mes rikuperimit nga operacioni

Ndërsa Anglia përgatitet për ndeshjen e rëndësishme kundër Serbisë, Jude Bellingham po shfrytëzon kohën e tij larg fushës për të pushuar në Sardenjë me të dashurën e tij, modelen Ashlyn Castro, 27 vjeçe.

Mesfushori i Real Madridit, 22 vjeç, i cili iu nënshtrua një operacioni në shpatull në korrik, është parë duke kaluar momente të ngrohta me partneren në plazh.


Dyshja, që e kanë mbajtur lidhjen relativisht private që nga shpallja publike në shkurt, nuk ngurroi të tregonte dashurinë mes përqafimesh dhe puthjesh nën diellin mesdhetar, shkruan DailyMail.

Në foto të publikuara në rrjetet sociale, shenja e operacionit të Jude bie qartë në sy, duke treguar seriozitetin e ndërhyrjes që e ka mbajtur jashtë fushës për muaj të tërë.

Operacioni i kryer në Londër ishte i nevojshëm për të zgjidhur një problem të vjetër në shpatull, të cilin Bellingham e kishte vuajtur që nga nëntori i vitit 2023.

Ai luajti për muaj të tërë me shpatullën e fashuar, por pranoi se ishte “lodhur duke luajtur i lidhur” përpara se të vendoste të hynte në operacion.

Rikuperimi i tij pritet të zgjasë rreth tre deri në katër muaj, me synimin për t’u rikthyer në lojë deri në tetor ose nëntor.

Ndërkohë, marrëdhënia e Bellingham dhe Castros ka qenë shpesh në qendër të mediave. Ashlyn është shoqëruar me Jude në ndeshje të rëndësishme, përfshirë edhe praninë përkrah nënës së tij Denise në Bernabeu dhe në ndeshjet e Anglisë.

Edhe pse ka pasur spekulime për tensione mes saj dhe nënës së futbollistit, së fundmi ato janë parë duke shfaqur harmoni.

Pushimet e fundit duken si një moment i nevojshëm çlodhjeje për futbollistin, i cili shpreson të rikthehet shpejt në fushë, ndërsa fansat presin me padurim ta shohin sërish duke shkëlqyer si me Real Madridin, ashtu edhe me kombëtaren angleze. /Telegrafi/