“Ju hoq peta laknorit”, Murati: U dëshmua se opozita po e mban të bllokuar Kuvendin

“Ju hoq peta laknorit”, Murati: U dëshmua se opozita po e mban të bllokuar Kuvendin

Deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati, edhe këtë herë ishte i ashpër me opozitën të cilën e akuzoi se po e mban të bllokuar Kuvendin.

“Ju hoq peta e laknorit”, deklaroi ai.

Sipas tij, që nga fillimi qëllimi ishte bllokimi i Kuvendit, për shkak se nuk po duan ta pranojnë rezultatin zgjedhor.

“Të gjitha kanë qenë arsyetime për të zvarritur kohën. Është kohë e humbur për qytetarët, për institucionet dhe të gjithë. Ata po kërkojnë figurë uniteti, por uniteti duhet për presidentin, kryetarin e Kuvendit e zgjedh partia e parë fituese. Qëllimi i këtyre partive është që rezultatin që nuk ua dha qytetari në zgjedhje, ta vjedhin në tavolinë “përmes vendimeve si ai i Kushtetueses”, deklaroi ai para mediave në hollin e Kuvendit.

Ministri në detyrë i Financave, u propozua sot, për herën e dytë për kryetar të Kuvendit por nuk i mori votat e duhura për t’u zgjedhur në këtë post.

The post “Ju hoq peta laknorit”, Murati: U dëshmua se opozita po e mban të bllokuar Kuvendin appeared first on Klan Kosova.