Joz Marku rikthehet me projektin e tij më të ri muzikor.
Kënga solo mban titullin “Po shprehem” dhe vjen duke ruajtur stilin karakteristik të artistit, që tashmë ka bërë emër në skenën muzikore.
Ndërkohë, një koment i veçantë ka tërhequr vëmendjen e fansave. Bëhet fjalë për Livian, e cila ka shprehur mbështetjen e saj për Jozin në një mënyrë të ngrohtë dhe të veçantë.
“Suksese dritë e diellit”, ka shkruar ajo, duke treguar afërsinë dhe respektin që ndan me artistin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!