Këngëtari i njohur Gjesti festoi të enjten ditëlindjen e tij të 25-të, duke marrë urime të shumta nga ndjekësit dhe miqtë e tij të afërt.
Por festa e artistit nga Peja u shoqërua me një zhvillim të papritur në rrjete sociale, që ngjalli polemika dhe spekulime në publik.
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Joz Marku, publikoi në InstaStory një fotografi të një gote vere, e shoqëruar me mbishkrimin e thjeshtë: “Hajt gëzuar”.
Në dukje një postim i zakonshëm, por shumë përdorues të rrjeteve sociale e interpretuan si një provokim të drejtpërdrejtë ndaj Gjesti-t, për shkak të historikut të tensionuar mes tyre.

Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë, gjatë natës gjysmëfinale të spektaklit të ndjekur nga miliona shqiptarë, Joz Marku goditi me shuplakë Gjestin në transmetim të drejtpërdrejtë – një incident që u komentua gjerësisht në media dhe që konsiderohet si një nga skandalet më të mëdha televizive të vitit.
Në rrjet, shumë përdorues e panë postimin e Jozit si një thumbim të koduar, që erdhi pikërisht në ditën e lindjes së Gjestit, ndonëse vetë ai nuk e përmendi emrin e këngëtarit. Të tjerë besojnë se mund të jetë thjesht një rastësi pa lidhje me festën e artistit.
Jozi I gjuan gjestit #bbvipal #bbvipal4 pic.twitter.com/fmmmhqcNW3
— albaniainsider (@albaniainsider) April 12, 2025
c
Asnjëri prej dy protagonistëve nuk ka reaguar publikisht për spekulimet, por duket se përplasja mes tyre vijon të ndjekë rrjedhën edhe jashtë shtëpisë së famshme të BBVA. /Telegrafi/