E diel, 18 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeJozi flet për incidentin me Gjestin në BBV: Ky veprim nuk më...

Jozi flet për incidentin me Gjestin në BBV: Ky veprim nuk më bën krenar

Pas incidentit të ndodhur gjatë një ‘prime’-i të Big Brother Albania VIP 4, Jozefin Marku ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku rrëfeu emocionet dhe arsyet që qëndrojnë pas reagimit të tij ndaj Gjestit. Ai e përshkroi atë si një moment emocional të papërmbajtur dhe të paparamenduar, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ndihesha mirë që sonte isha pranë publikut, ishte një shpërthim emocionesh, moment aspak i paramenduar,” u shpreh Marku, duke sqaruar se gjithçka kishte ndodhur nën ndikimin e situatave të grumbulluara gjatë qëndrimit në shtëpi.

I pyetur nga Egla Ceno se çfarë e kishte shtyrë në atë veprim, ai u përgjigj:

“Ka një limit çdo gjë. Për mua loja mbaroi. Meritoja të dilja thjesht si njeri. Të përshëndetesha me banorët siç duhej, jo me u mundu sa më nxjerr sa më keq. Duke më prekur atje ku nuk e meritoj, ishte një shpërthim emocionesh”.

Marku shtoi se deri në atë moment kishte duruar shumë dhe e përshkroi veten si një nga banorët më të përmbajtur.

“Në shtëpinë e BBV ka shumë kamera, dhe patjetër ishte një provokim”, deklaroi ai.

Ndërkohë që biseda vijonte, ai pranoi se ky veprim nuk e bënte aspak krenar:

“Është një veprim që nuk më bën krenar dhe ndjej keqardhje për këdo që ka ndjerë këtë situatë”.

Për situatën e ndodhur reagoi edhe familja e tij, që sipas Markut e kishte përjetuar keq:

“E kanë përjetuar shumë keq, në mënyrën më të keqe. ‘Çfarë të shtyu?’ E kanë përjetuar keq”.

Në lidhje me momentin kur u shoqërua nga policia, ai tregoi se kjo ishte hera e parë që ndodhte një gjë e tillë:

“Ishte e hera e parë,” tha ai, ndërkohë që Rudina Dembacaj e ngacmoi me komentin:

“Herë tjetër të kanë marrë prej dore”.

Marku shtoi më tej:

“Nuk ishte aspak e lehtë. Loja mbaroi. E ndjeva veten shumë keq”.

Kur u pyet se nga kush priste më shumë mirëkuptim, ai përmendi autoritetet:

“Nga policia. Nuk doja të shoqërohesha me pranga”.

Por këtë e kundërshtoi Kleoniki Delijorgji, e cila tha:

“Ishte abuziv, normal me pranga do shoqërohesh”.

Në fund, Marku përmbylli rrëfimin e tij me një reflektim të qartë:

“Ky veprim nuk më bën krenar. Ndjej keqardhje për secilin që e ka përjetuar keq”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT