Jose Mourinho dënohet me tri ndeshje, ia kapi hundën trajnerit të Galatasarayt – Indeksonline.net

Jose Mourinho dënohet me tri ndeshje, ia kapi hundën trajnerit të Galatasarayt – Indeksonline.net

Federata e Futbollit të Turqisë ka dënuar trajnerin e Fenerbahces, Jose Mourinhon me tri ndeshje.

Mourinho bëri një gjest jo të hijshëm pas përfundimit të derbit në Kupën e Turqisë, mes Fenerbahces dhe Galatasarayt që u mbyll me fitore të mysafirëve 1:2, shkruan Indeksonline

Trajneri portugez e kapi për hunde homologun e tij, Okan Buruk.

Ky gjest është hetuar mirë nga Federata e Futbollit të Turqisë dhe sot zyrtarisht kanë informuar opinionin se Jose është dënuar me tri ndeshje mos prezencë në stol.

Jose Mourinho humb ndeshjet ndaj Trabzonsporit, Sivassporit dhe Kayserisporit./Indeksonline/

//platform.twitter.com/widgets.js