John Stewart Duncan: Familja e Jasharëve kishte ndikim të madh

news image

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka vazhduar dëshmia e John Stewart Duncan, ish-këshilltari i gjeneralit amerikan Wesley Clark, i cili është thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke folur për periudhën e luftës në Kosovë, Duncan tha se burimet për informimin e gjeneralit Clark ishin të shumta dhe të larmishme.

“Informoja gjeneralin Clark në mëngjes. Zgjohesha, kam hyrë në internet për të parë zhvillimet e fundit se çfarë po ndodhte në Kosovë, dëgjoja lajmet e 24 orëve të fundit, në veturë dëgjoja edhe BBC-në, lexoja të gjitha shërbimet. Përmes videolidhjeve informonim komandantët në terren”, deklaroi ai.

Duncan theksoi se angazhimi i tij kishte për qëllim të krijonte një pasqyrë të qartë ditore të zhvillimeve në Kosovë:

“Përpiqesha të krijoja një panoramë se çfarë kishte ndodhur çdo 24 orë në Kosovë”, shtoi ai.

Ish-diplomati nuk iu përgjigj pyetjes nëse kishte burime nga persona të brendshëm, por vuri në dukje se kultura shqiptare kishte luajtur rol të rëndësishëm në kuptimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai përmendi edhe ndikimin e familjes Jasharaj gjatë vitit 1998.“Kur bëja hulumtime, dilte emri i Jasharajve çdo kund. Kishin rëndësi të madhe”, tha Duncan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/