Këngëtari dhe kitaristi i njohur botëror, Joe Satriani, ka ndarë në rrjetet sociale një mural të realizuar në Mitrovicën Veriore, duke e bërë kështu qytetin pjesë të vëmendjes ndërkombëtare.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Erden Atiq, i cili është shprehur i entuziazmuar për këtë vlerësim.
“Është e jashtëzakonshme që vetë Joe Satriani ndau muralin nga Mitrovica Veriore! Kjo tregon që qyteti ynë frymon kulturë dhe kreativitet, ndërsa talenti ynë tani po flitet në të gjithë botën,” ka shkruar Atiq.
Komuna e Mitrovicës Veriore ka theksuar se ndan krenarinë për këtë sukses dhe për arritjet kulturore që po i japin qytetit një profil të ri në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/