Mbrojtësi i djathtë portugez, João Cancelo, është rikthyer te Barcelona në formë huazimi, njoftoi sot faqja zyrtare e klubit katalonas në rrjetin social X.
Cancelo, 31 vjeç, bashkohet zyrtarisht me Blaugranët për pjesën e mbetur të sezonit aktual. Sipas raporteve mediatike, Barcelona do t’i paguajë klubit saudit Al Hilal 4 milionë euro për huazimin, ndërsa nuk ka informacion në lidhje me ndonjë opsion blerjeje.
Kujtojmë se Cancelo ka luajtur më parë për Barcelonën në formë huazimi gjatë sezonit 2023/24, ku regjistroi 42 paraqitje, shënoi 4 gola dhe dha 5 asiste.
Vlera e transferimit të portugezit sipas Transfermarkt është e vlerësuar në 10 milionë euro.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


