E diel, 6 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/jo-skam-informacione-por-shume-mire-ka-thene-do-ta-shohim-si-do-te-votoj-kur-te-vjen-momenti-u-shpreh-haradinaj-njofton-klankosova-tv/“Jo, s’kam informacione por shumë mirë ka thënë. Do ta shohim ...

https://klankosova.tv/jo-skam-informacione-por-shume-mire-ka-thene-do-ta-shohim-si-do-te-votoj-kur-te-vjen-momenti-u-shpreh-haradinaj-njofton-klankosova-tv/“Jo, s’kam informacione por shumë mirë ka thënë. Do ta shohim [si do të votoj] kur të vjen momenti”, u shpreh Haradinaj, njofton Klankosova.tv. – Klan Kosova

Kryetari dhe deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka komentuar deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Bekë Berisha, i cili tha se do ta votonte këdo që e propozon Lëvizja Vetëvendosje për kryetar kuvendi, por në formë të hapur.

Haradinaj tha se nuk ka informacione për këtë qëndrim të Berishës, por u shpreh se “shumë mirë ka thënë”.

“Jo, s’kam informacione por shumë mirë ka thënë. Do ta shohim [si do të votoj] kur të vjen momenti”, u shpreh Haradinaj, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se situata aktuale politike është e varur nga fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, për të cilin tha se “ai e ka ndarë mendjen ta bëjë keq e më keq”.

“Ne nuk mund ta ndryshojmë këtë gjendje pa të. Ai mund ta ndryshojë. Nëse e ka vullnetin për ta ndryshuar, edhe ne jemi për. Kemi dhënë edhe opsione”, tha Haradinaj.

Kurse, për sa i përket alarmit për bombë që ndodhi paraditen e sotme, kreu i AAK-së tha se janë çështje të sigurisë dhe se i besojnë institucioneve të sigurisë.

The post “Jo, s’kam informacione por shumë mirë ka thënë. Do ta shohim [si do të votoj] kur të vjen momenti”, u shpreh Haradinaj, njofton Klankosova.tv. appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT