“JO” për Bashën, Musliu: Vota për një përçarës si ai do quhej tradhti ndaj besimit të votuesve

“JO” për Bashën, Musliu: Vota për një përçarës si ai do quhej tradhti ndaj besimit të votuesve

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i tha “Jo”, Dimal Bashës gjatë votimit për t’u bërë kryeparlamentar.

Ajo thotë se nuk ka mundur ta votojë për Kryetar të Kuvendit një person që karrierën politike e ka ndërtuar, jo mbi vizionet e unitetit, por mbi urrejtje dhe përçarje.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu shton se nuk mund të pranojë që një nga pozitat më të larta shtetërore të ulet dikush që hapur ka treguar përçmim ndaj Ushtrisë Çlitimtare, ndaj Drenicës, ndaj PDK-së dhe ndaj figurës së Hashim Thaçit .

“Vota për një përçarës si Dimal Basha do të quhej tradhti ndaj besimit të mbi 31 000 votuesve të cilët i kanë besuar fjalës time për më shumë se 16-të vjet. Ne kemi nevojë për udhëheqës që bashkojnë, jo që përçajnë e përçmojnë. Ne kemi nevojë për liderë që respektojnë historinë, jo që e shkelin atë për interesa personale apo politike. Ne kemi nevojë për dinjitet”, ka shkruar Musliu, njofton Klankosova.tv.

The post “JO” për Bashën, Musliu: Vota për një përçarës si ai do quhej tradhti ndaj besimit të votuesve appeared first on Klan Kosova.