Jo më sodë dhe uthull – ky truk e pastron bllokimin e pjatalarëses më shpejt nga sa mendoni

Jo më sodë dhe uthull - ky truk e pastron bllokimin e pjatalarëses më shpejt nga sa mendoni

Metodë natyrale, pa kimikate agresive, që funksionon më mirë ndaj mbetjeve të yndyrës dhe sapunit

Prej vitesh në internet qarkullojnë “truke natyrale” për pastrimin e shtëpisë. Një nga më të përhapurat është këshilla për të hedhur një filxhan sodë buke në gyp, e më pas një filxhan uthull. Ideja është se reaksioni kimik mes këtyre dy përbërësve do të krijojë shkumë dhe flluska që duhet të shpërbëjnë bllokimin dhe ta “shtyjnë” atë jashtë tubave.


Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ky truk rrallë jep rezultat në praktikë. Reaksioni mes sodës së bukës dhe uthullës vërtet prodhon dioksid karboni, gaz që në enë të mbyllura krijon presion. Por tubat e shtëpisë nuk janë sisteme të mbyllura, gazi thjesht del jashtë, pa krijuar forcën e nevojshme. Rezultati? Shumë shkumëzim, por bllokimi zakonisht mbetet aty ku është.

Truku që vërtet funksionon

Prandaj blogerja dhe ekspertja e pastrimit natyral Bren, autore e blogut të njohur Bren Did, ndau një metodë shumë më efektive dhe pa kimikate agresive.

Në vend të sodës dhe uthullës, ajo rekomandon kripë kuzhine dhe ujë të nxehtë. Pikërisht kjo kombinim, sipas saj, funksionon më së miri ndaj mbetjeve të yndyrës ose sapunit që grumbullohen në lavamanë dhe vaskë, duke bërë që uji të rrjedhë ngadalë.

“Uji i nxehtë tret yndyrën që ngushton tubat, ndërsa kristalet e kripës me veprimin e tyre gërryes largojnë shtresat dhe mbetjet. Kështu krijohet një efekt i dyfishtë, e nxehta i zbut dhe i tret, ndërsa kripa i pastron dhe i thith,” shpjegon Bren, transmeton Telegrafi.

Si funksionon kripa në pastrimin e tubave

Kristalet e kripës veprojnë si letër smerili shumë e imët. Çdo kokërr ka anë të mprehta që largojnë mbetjet e ushqimit, yndyrës, sapunit dhe papastërtitë e tjera. Përveç kësaj, kripa është poroze, kështu që thith lagështinë e tepërt dhe ndihmon më shumë në pastrimin e bllokimeve.

Kombinimi i ujit të nxehtë dhe kripës heq shtresat e rrëshqitshme brenda tubave dhe lejon që uji të rrjedhë lirshëm.

Ekspertët këshillojnë megjithatë të jeni të kujdesshëm, uji nuk duhet të jetë i vluar, sepse temperaturat shumë të larta mund të dëmtojnë tubat plastikë. Uji duhet ngrohur “gati në pikë vlimi” dhe të derdhet me kujdes në gyp.

Si ta aplikoni këtë metodë

  • Hidhni gjysmë filxhani kripë (çfarëdo lloj – të imët, deti apo të trashë) në gyp.
  • Ngrohni dy litra ujë pothuajse deri në vlim.
  • Derdhni ngadalë ujin e nxehtë mbi kripën në gyp.
  • Më pas lëshoni pak ujë të ngrohtë nga rubineti që të shpëlahen mbetjet.
  • Për bllokime më të forta, përsëriteni procesin disa herë.

Rekomandimi i ekspertëve

Ky këshill nuk vjen vetëm nga blogerja. Edhe specialistët e kompanisë Deer Valley Plumbing & Air Conditioning e konfirmojnë efektin e kësaj metode.

“Kripa vetë shpërbën yndyrat dhe mbetjet e emulguara. Kur kombinohet me ujë të nxehtë, rezultati janë tuba më të pastër dhe më të rrjedhshëm,” theksojnë ata.

Ndryshe nga uthulla dhe soda e bukës, reaksioni i të cilave në një sistem të hapur ka efekt minimal, kripa dhe uji i ngrohtë i largojnë fizikisht dhe kimikisht mbetjet e yndyrës, shkakun kryesor të bllokimeve në kuzhina.

Zgjidhje natyrale dhe e sigurt

Përparësia e kësaj metode me kripë është se është krejtësisht natyrale, nuk kërkon kimikate agresive që mund të dëmtojnë tubat apo mjedisin. Për më tepër është e lirë, pasi përbërësit i keni gjithmonë në shtëpi. /Telegrafi/