Komediani amerikan Jimmy Kimmel ka deklaruar se “nuk ka qenë kurrë qëllimi” i tij të zbusë vrasjen e Charlie Kirk, në emisionin e tij të parë të vonë të natës pas heqjes së pezullimit nga ABC.
Në monologun hapës, Kimmel kritikoi gjithashtu Donald Trump dhe kryetarin e FCC-së për kërcënime që i cilësoi si “jo-amerikane” ndaj lirisë së fjalës.
Javën e kaluar, transmetimi i emisionit u ndërpre për shkak të komenteve që Kimmel bëri lidhur me vdekjen e aktivistit konservator Charlie Kirk.
Një orë para fillimit të shfaqjes së tij, Trump reagoi duke thënë se “nuk mund ta besojë” që ABC mori një “kthesë 180 gradë”, duke shtuar: “Mendoj se do ta testojmë ABC-në për këtë”.
Pezullimi i papritur erdhi pasi rregullatori federal i transmetimeve kërcënoi me revokimin e licencës së ABC-së, duke nxitur debat në mbarë vendin mbi lirinë e shprehjes.
Megjithëse ABC, që është në pronësi të Disney, riktheu në transmetim “Jimmy Kimmel Live”, disa stacione lokale si Nexstar dhe Sinclair njoftuan se nuk do ta shfaqin programin.
Disney sqaroi të hënën se e kishte pezulluar shfaqjen sepse “mendoi se disa nga komentet ishin të papërshtatshme dhe të pandjeshme”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!