Jetonte i vetëm në shtëpi, personi që u gjet i vdekur në Prizren është 40-vjeçar (VIDEO)

Lëndohet punëtori në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Gazetari Nuhi Salihu përmes një lidhje direkte në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka dhënë detaje në lidhje me një vdekje të dyshimtë në Prizren, ku një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Ai bëri të ditur se bëhet fjalë për një 40-vjeçar, i cili sipas policisë dhe prokuorisë, jetonte i vetëm në shtëpi.

“Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ku autoritetet policor kanë gjetur trupin e pajetë të një 40-vjeçari në shtëpinë e tij. Ngjarja është raportuar më 5 tetor dhe policia ka shkuar në shtëpinë e 40-vjeçarit, së bashku me ekipin mjekësorë, ku këta të fundit edhe e kanë konstatuar vdekjen e këtij personi, e cila po cilësohet si e dyshimtë”.

“Sipas burimeve të prokuorisë dhe policisë, 40-vjeçari ka jetuar i vetëm në shtëpinë e tij, ndërsa dyshimet e para janë se ai mund të ketë vdekur disa ditë më herët dhe rasti është raportuar me 5 tetor”, u shpreh tutje Salihu./Klankosova.tv

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Prizren

The post Jetonte i vetëm në shtëpi, personi që u gjet i vdekur në Prizren është 40-vjeçar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.