E shtunë, 28 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeJeta Statovci kandidate për deputete në listën e VV-së me numër 26

Jeta Statovci kandidate për deputete në listën e VV-së me numër 26

Jeta Statovci, 30-vjeçarja është kandidate për deputete të Kuvendit të Kosovës, në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila mban numrin 26, përcjell Kosova Post.

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje në këtë listë ka profile të ndryshme të kandidatëve për deputetë.

Jeta Statovci u lind në Prishtinë më 3 qershor 1994. Studimet e nivelit Master i përfundoi në London School of Economics (LSE), në Mbretërinë e Bashkuar, e përqendruar në drejtimin “Ekonomia dhe Politikat Shëndetësore”. Ajo ishte përfituese e një nga bursave me prestigjioze ndërkombëtare, Chevening Scholarship. Ndërsa, studimet e nivelit Bachelor i përfundoi në Rochester Institute of Technology (RIT Kosovo), në drejtimin e Ekonomisë dhe Menaxhmentit.

Ajo kandidon për herë të dytë për deputete të Kuvendit të Kosovës si përfaqësuese e partisë GUXO në listën e VV-së, dhe ka per synim të trajtojë temat mbi financimin shëndetësor, si dhe rikuperimin e shëndoshë pas pandemisë. Fokusi i saj shtrihet edhe mbi grupet e margjinalizuara në shoqëri.

Jeta Statovci vlerësohet si personalitet i duhur për Lëvizjen Vetëvendosje në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT