“Jeta e re” i shkon për mrekulli: Jessica Alba mahnit me stilin e saj provokues pas divorcit

“Jeta e re” i shkon për mrekulli: Jessica Alba mahnit me stilin e saj provokues pas divorcit

Jessica Alba po duket më mirë se kurrë më parë pas ndarjes ajo ka lulëzuar plotësisht dhe po shijon një kapitull të ri të jetës

Aktorja e njohur hollivudiane, pas divorcit nga Cash Warren, ka rifituar jo vetëm vetëbesimin, por edhe shkëlqimin që e ka bërë gjithmonë një prej ikonave më të dashura të kinemasë dhe stilit. Edhe pse tashmë është në një lidhje me aktorin Danny Ramirez, me të cilin u shfaq së fundi në tribunat e US Open, Alba shkëlqen edhe kur paraqitet e vetme në ngjarje madhështore.


Këtë herë ajo tërhoqi gjithë vëmendjen në sfilatën e markës Tory Burch, pjesë e Javës së Modës në New York, ku mbërriti me një paraqitje që u komentua gjatë në media.

Jessica kishte zgjedhur një fustan të ngushtë në ngjyrë bordo, të kombinuar me një xhup të tejdukshëm me shkëlqim, nën të cilin dukeshin qartë sytjenat elegante. Ky stil, i cili ndërthur guximin me finesën, e vendosi atë në qendër të vëmendjes, transmeton Telegrafi.

Pamjen e kompletoi me një çantë ngjyrë kafe, çorape rrjete dhe taka klasike, duke arritur një ekuilibër mes sensualitetit dhe elegancës. Kritika të shumta e cilësuan këtë dalje publike si një nga paraqitjet më të rafinuara të saj kohët e fundit.

Ky kombinim është një frymëzim për gratë moderne, pasi mund të përshtatet jo vetëm për ngjarje të natës, por edhe për mjedise të punës, duke treguar se si një grua mund të mbetet e guximshme pa humbur kurrë hijeshinë dhe profesionalizmin.

profimedia

Gjatë martesës me Cash Warren, Jessica shpesh qëndronte në hije, por tani ajo po dëshmon se është më e fuqishme, më e sigurt dhe më në formë se kurrë.

Komentet në rrjetet sociale janë të shumta, duke e cilësuar si një nga figurat femërore që “ka lulëzuar pas divorcit” dhe që frymëzon gratë në mbarë botën të mos kenë frikë nga ndryshimet, por t’i kthejnë ato në fillime të reja.

/Telegrafi/