Prej vitesh punon ngushtë me individë që përballen me sfida të rënda emocionale.
Psikologia Atifete Syla, ndan një pjesë të jetës së saj që rrallëherë del në pah, ndikimin që rrëfimet e klientëve kanë në jetën e saj personale.
“Unë vërtet e dua punën që bëj. Jam shumë e përkushtuar ndaj klientëve dhe profesionit tim, prandaj kjo nuk është se më lodh shumë, sado që, kur merrem me kolegun, natyrisht që ka ngarkesë emocionale, sepse emocionet e tij transferohen dhe unë bashkëndjej me klientin”, u shpreh ajo, në një intervistë me gazetaren Blerina Shoshi, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Sipas saj, një nga sfidat më të mëdha që përballin psikologët është pikërisht ndjeshmëria dhe përjetimi emocional i tregimeve që dëgjojnë çdo ditë.
“Shpesh dëgjoj nga kolegë që duhet të distancohesh nga emocionet dhe përvojat e klientit. Por unë mendoj se kjo është e gabuar. Duhet të bashkëndjesh dhe të përjetosh atë ngjarje që ai rrëfen, sepse kjo është mënyra për ta kuptuar ndjesinë dhe botën emocionale të klientit”, theksoi Syla.
Por çfarë ndodh pas seancës?
“Pas përfundimit të seancës, duhet të jesh e vetëdijshme se ishte vetëm një seancë, dhe duhet të dish të shkëputesh”, shtoi ajo./Klankosova.tv
Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:
The post Jeta e një psikologeje – a afektohet nga rrëfimet e të tjerëve?(VIDEO) appeared first on Klan Kosova.