
Kryeministri bullgar Rosen Zhelyazkov dha dorëheqje, pasi dhjetëra mijëra qytetarë protestuan në të gjithë vendin, duke kërkuar që qeveria të japë dorëheqje për shkak të akuzave për korrupsion.
Sipas raportimeve, protestuesit përdorën laserë për të projektuar fjalët “Dorëheqje”, “Mafia Jashtë” dhe “Për Zgjedhje të Drejta” në ndërtesën e parlamentit.
Vlerësimet bazuar në pamjet e filmuara me dron, e çojnë numrin e demonstruesve në mbi 100,000, me disa raportime që pretendojnë se deri në 150,000 njerëz ishin mbledhur në kryeqytetin bullgar.
Studentë nga universitetet e Sofjes iu bashkuan tubimeve, të cilat organizatorët thanë se i tejkaluan protestat e javës së kaluar që tërhoqën më shumë se 50,000 njerëz.
Protesta të mëtejshme u zhvilluan në më shumë se 25 qytete të mëdha në të gjithë Bullgarinë, duke përfshirë Plovdivin, Varnën, Veliko Tarnovon dhe Razgradin.
Bullgarët u mblodhën edhe jashtë vendit, me protesta të mbajtura në Bruksel, Londër, Berlin, Vjenë, Cyrih dhe New York.
Kërkesat përfshinin dorëheqjen e qeverisë dhe kushte më të mira jetese dhe pune.
Ndryshe, protestat vijnë pas tubimeve të javës së kaluar të nxitura nga propozimet e qeverisë për buxhetin e vitit 2026, të cilat përfshinin taksa më të larta dhe rritje të shpenzimeve.
Qeveria më pas e tërhoqi planin e diskutueshëm të buxhetit. /Telegrafi/


