Jep dorëheqje kryeministri francez, pozitën e kishte marrë para 26 ditësh

news image

Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC.

“Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise.

Pallati Elize e bëri njoftimin pasi Lecornu u takua për një orë me presidentin Emmanuel Macron të hënën në mëngjes.

Ky veprim tronditës vjen vetëm 26 ditë pasi Lecornu u emërua kryeministër, pas rënies së qeverisë së mëparshme të François Bayrou.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/