Jennifer Lopez vihet në siklet kur pyetet për divorcin nga Ben Affleck

Jennifer Lopez vihet në siklet kur pyetet për divorcin nga Ben Affleck

Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Today”, ku po promovonte filmin e saj të ri “Kiss of the Spider Woman”, Jennifer Lopez, përjetoi një situatë paksa të sikletshme.

Prezantuesi Craig Melvin i bëri një pyetje në lidhje me divorcin nga Ben Affleck, për të cilën aktorja dhe këngëtarja kishte një përgjigje të gatshme.


Konkretisht, në mes të një bisede rreth filmit, 47-vjeçarja Melvin u përpoq ta drejtonte temën drejt jetës së saj private.

“Në mes të xhirimeve të këtij muzikali kompleks dhe të bukur, është finalizuar edhe divorci juaj me Benin”, filloi prezantuesi, por Lopez e ndërpreu menjëherë me të qeshura.

Melvin më pas shpjegoi pse e përmendi Affleckun, 53 vjeç. “Por pastaj lexova se ish-i juaj është producent ekzekutiv në film”, tha ai.

Jennifer qeshi dhe e pranoi rolin e tij të rëndësishëm në projekt.

“Nëse nuk do të ishte për Benin, filmi nuk do të ishte bërë”, pranoi ylli i famshëm. “Dhe unë gjithmonë do t’ia jap atij këtë meritë”.

Duke iu referuar divorcit, ajo shtoi shkurt: “Dhe po, gjërat ndodhin, duhet të ecësh përpara”.

– YouTube www.youtube.com

Gjatë intervistës, Lopez zbuloi se si puna në film e ndihmoi të kalonte një periudhë të vështirë. /Telegrafi/