Aktorja e njohur e Hollywoodit, Jennifer Aniston, ka folur hapur për herë të parë për luftën e saj 20-vjeçare për të krijuar një familje, në një intervistë të re për Harper’s Bazaar.
Ajo tha se njerëzit nuk e dinin historinë e saj dhe vështirësitë që kishte kaluar për shkak të problemeve shëndetësore, pasi nuk kishte folur publikisht për to.
Aniston u shpreh se pyetjet për shëndetin e saj “nuk janë puna e askujt”, por pranoi se thashethemet dhe komentet në media shpesh e kishin lënduar.
Jennifer Aniston
Aktorja kujtoi se ajo dhe Brad Pitt kishin tentuar të bëheshin prindër përmes fertilizimit in vitro (IVF) gjatë martesës së tyre, por pa sukses.
Aniston tregoi se ishte përpjekur për vite me radhë, kishte përdorur metoda të ndryshme mjekësore dhe madje çajra kinezë për të rritur mundësinë për të mbetur shtatzënë.
Ajo tha se sot ndihet e qetë me faktin që “ajo fazë ka kaluar” dhe është mirënjohëse për rrugëtimin që e ka formuar si person.
E njëjta shtoi se nuk ndien më nevojën të përgënjeshtrojë lajmet e rreme, sepse e vërteta e saj njihet nga familja dhe miqtë.
Jennifer dhe Brad
Aktorja ishte e martuar me Brad Pitt nga viti 2000 deri në 2005 dhe me Justin Theroux nga 2015 deri në 2017.
Kohët e fundit, mediat kanë spekuluar se është në një romancë me Jim Curtis. /Telegrafi/