Jennifer Aniston nuk mundi të mbante lotët gjatë një takimi me shoqen e saj Drew Barrymore në emisionin e saj të talk show të premten, teksa rrëfeu humbjen e qenit të saj të dashur, Norman.
Norman, një përzierje korgi-terrier uellsian, vdiq në maj të vitit 2011 në moshën 15-vjeçare, duke lënë pas një boshllëk të madh në jetën e aktorës 56-vjeçare.
Aktorja e njohur e serialit “Friends” u emocionua teksa rrëfente për kohën e kaluar me Shirley MacLaine në një retreat për regresionin e jetës së kaluar në New Mexico, duke përjetuar dhe humbjen e Normanit në të njëjtën kohë, shkruan DailyMail.
“Isha me të kur qeni im ngordhi… Po flas për Normanin. O Zot i madh”, tha Aniston me lot në sy.
Gjatë bisedës, ajo foli gjithashtu për lidhjen e saj të veçantë me MacLaine, e cila beson se ato kanë qenë nënë dhe bijë në një jetë të kaluar, si dhe për eksperiencat e saj në regresionin e jetës së kaluar.
Përveç momentit emocional, Aniston zbuloi edhe dëshirën e saj për të punuar me Drew Barrymore në një film të ardhshëm dhe interesin për të luajtur në Broadway.
Biseda përfundoi me entuziazëm dhe planifikime të mundshme artistike për të ardhmen e saj. /Telegrafi/