E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
HomeSportJemi të vetmit në vitin 2025! – Indeksonline.net

Jemi të vetmit në vitin 2025! – Indeksonline.net

Borussia Dortmundit nuk i ka mjaftuar fitorja 3-1 për të eleminuar Barcelonën. Verdhezinjtë kanë ndërprerë rrugëtimin e tyre në Ligën e Kampionëve në fazën e çerekfinaleve.

Trajneri i klubit gjerman, Niko Kovac ka theksuar pas ndeshjes se ekipi i tij i ka shkaktuar humbjen e parë katalanasve për vitin 2025. Diçka që asnjë ekip tjetër nuk ka arritur ta realizojë.

“Jemi të mërzitur që jemi eleminuar, por jemi krenarë për atë që lojtarët shfaqën. Jemi ekipi i vetëm që kemi mundur Barcelonën në vitin 2025. Kjo flet shumë për performancën e ekipit. Të bësh një ndeshje të tillë nuk është diçka që shumë ekipe kanë qenë të aftë ta bëjnë kundër tyre këtë vit”, ka deklaruar Niko Kovac

Kujtojmë që Dortmundi do ta ketë shumë të vështirë të zë një vend në Champions për sezonin e ri, pasi qëndron larg në tabelën e Bundesligas./Indeksonline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT