Derisa sot janë bërë plot 15 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se janë në kuadër të planifikimeve që kishin bërë qysh me miratimin e planit të aktiviteteve në gushtin e vitit të shkuar, sa i përket shpalljes së rezultateve përfundimtare.
Sipas këtij plani, shpallja e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët është planifikuar të bëhet deri më 5 mars, ndërkaq, certifikimi i tyre, që ndodh pasi të përfundojnë ankesat eventuale në PZAP dhe Gjykatë Supreme, është planifikuar të bëhet deri më 18 mars.
Në konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se, po punojnë që shpallja e rezultateve të bëhet më herët se planifikimet.
“Andaj, vlerësojmë se KQZ-ja nuk është duke u vonuar, por po zbaton Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktet nënligjore. Këto detyrime ligjore nuk mund të tejkalohen”, tha ai.
Elezi, tha se në disa nga proceset e kaluara zgjedhore për Kuvendin e Kosovës, si ato të vitit 2014, 2017 dhe 2021, KQZ-së i janë nevojitur nga 18 ditë në secilin proces për të shpallur rezultatet përfundimtare dhe nga 8 apo 9 ditë, për të certifikuar rezultatet përfundimtare.
“Në krahasim me proceset zgjedhore të viteve të kaluara, përgjegjësitë e KQZ-së në zgjedhjet që janë mbajtur më 9 shkurt të këtij viti janë shumëfish më të mëdha. Një përgjegjësi e madhe që më herët nuk ka ekzistuar, ishte numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendra Komunale të Numërimit dhe që u bë me transparencë të plotë. Në të kaluarën ky numërim bëhej më shpejtë dhe atë brenda pak orëve, pasi në vendvotime së bashku me votat e subjekteve politike numëroheshin edhe votat e kandidatëve për deputetë. Gjithashtu, në Qendrat Komunale të Numërimit përveç numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, është bërë edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime për të hequr të gjitha dilemat që janë krijuar në publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike”, tha tutje ai para gazetarëve.
Sqaroi se në Qendrat Komunale të numërimit në 38 komuna është bërë edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët që janë plotësuar në vendvotime në ditën e zgjedhjeve, pas procesit në numërimit të votave të subjekteve politike. Kjo sipas tij, kishte për qëllim heqjen e të gjitha dilemave me rastin e publikimit të rezultateve preliminare.
Ndërkohë ende nuk ka ditë të saktë se kur do të nisë numërimi i votave të diasporës, atyre me kusht e atyre të personave me nevoja të veçanta. Elezi tha se ky proces do të ndodhë gjatë kësaj jave.
“Numërimi i këtyre fletëvotimeve, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta e votave nga votimi jashtë vendit, besojmë se do të fillojë brenda disa ditësh në QNR”, tregoi Elezi.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);