Majed Al-Ansari, nga ministria e jashtme e Katarit, ka deklaruar se nuk mund të thotë se do të ketë një njoftim për një armëpushim sot.
“Është shumë e vështirë” të specifikosh një kornizë kohore, thotë ai, por “ne jemi sa më afër që të jetë e mundur në krahasim me çdo kohë më parë për arritjen e një armëpushimi”, shton ai.
“Mund të konfirmojmë se dy draftet u janë dorëzuar të dyja palëve”, thotë ai, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Ne jemi shumë afër… dhe optimistë për një marrëveshje”.
Al-Ansari theksoi mes tjerash se “ne u bëjmë thirrje të dyja palëve” të nënshkruajnë marrëveshjen në mënyrë që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>