Jehona “Politike” tregon se çka do të sjellë emisioni më i ri në Klan Kosova

Jehona “Politike” tregon se çka do të sjellë emisioni më i ri në Klan Kosova

Sonte në Klan Kosova nga ora 21:00 do të fillojë emisioni më i ri “Jehona Politike” nën drejtimin e Jehona Bajrami-Gashit.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Bajrami-Gashi ka thënë se do të sjellin dinamika të shumta që i prekin qytetarët gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit.

Ajo ka theksuar se kanë synim që t’i ballafaqojnë edhe kundër kandidatët për kryetar të komunave në vend, si dhe të sjellin debate e analiza.

“Edhe emisioni nis dhe përkon pikërisht me hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Do të jetë një transmetim special në çdo të shtunë me fillim nga ora 21:00 deri në ora 22:30. Natyrisht, se do të ketë dinamik, ballafaqim, do të ketë edhe analizë mbi gjithë fushatë zgjedhore e elektorale. Do të synojmë që t’i ballafaqojmë edhe kandidatët, sikurse pashmangshëm do të ketë edhe shumë debat mes analistëve që do të defilojnë e do të kalojnë kah ky emision. Jam i bindur se ky emision do të lë jehonë politike”, ka thënë Bajrami-Gashi. /Klankosova.tv

The post Jehona “Politike” tregon se çka do të sjellë emisioni më i ri në Klan Kosova appeared first on Klan Kosova.