Nga kjo e shtunë, në ora 21:00, vetëm në Klan Kosova nis një hapësirë e re televizive kushtuar politikës vendore – “Jehona Politike”.
Në një periudhë të ngjeshur me zhvillime dhe zgjedhje lokale që përcaktojnë të ardhmen e qyteteve tona, “Jehona Politike” vjen për të sjellë më shumë se një debat klasik: një përballje idesh, një analizë të thelluar dhe një hulumtim të vazhdueshëm mbi atë se çfarë fshihet pas fjalëve të politikës.
Emisioni është konceptuar dhe prezantohet nga gazetarja dhe moderatorja me përvojë shumëvjeçare, Jehona Bajrami Gashi, e cila do të udhëheqë diskutimet me mysafirë, analistë dhe përfaqësues politikë, për të sjellë para publikut një panoramë të qartë dhe të drejtë të realitetit politik lokal.
The post ‘Jehona Politike’ – Nga kjo e shtunë në Klan Kosova (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.