Ndeshje interesante, dramatike e plot emocione, po dhuron stinori pranveror në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.
E sipas Federatës së Basketbollit, basketbollisti me indeksin më të lartë në këtë xhiro është Jayveous Mckinnis i skuadrës së Bashkimit.
Ai ndaj Vëllaznimit e mbylli ndeshjen me 24 pikë dhe 20 kërcime, duke dominuar në parket, në sfidën e zhvilluar në Prizren.
Ai kishte edhe një top të vjedhur dhe një bllokadë, duke pasur indeksin 35 apo më të lartin në këtë xhiro dhe kësisoj u shpall MVP i kësaj jave.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>