E premte, 11 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeJavë e zezë në Kosovë: Çfarë po ndodhë me sigurinë rrugore në...

Javë e zezë në Kosovë: Çfarë po ndodhë me sigurinë rrugore në vendin tonë?

Një javë e zezë në rrugët e Kosovës, numër alarmues i aksidenteve me bilanc të rëndë, me viktima të shumta e dhjetëra të lënduar.

Çfarë po ndodhë me sigurinë rrugore në vendin tonë?

A janë fajtorë shoferët, mungesa e kontrollit, infrastruktura apo neglizhenca institucionale?

Për këto dhe më shumë, në “Ora Shtatë” ka folur Nol Deda, ekspert i komunikacionit, transmeton Klankosova.tv.

“Për fatin tonë të keq, Qeveria nuk është në funksion të sigurisë rrugore, dhe pikërisht ajo që unë do ta argumentojë, hap pas hapi, edhe këtë pozicionin e drejtueseve të automjeteve dhe këmbësorëve”, tha fillimisht Deda.

Ai shton se në aksidente ndikojnë pesë faktorë, që sipas tij janë faktori njeri, faktori rrugë, faktori automjet, faktori i komunikacionit në rrugë dhe faktori incident.

“Aksidentet mund të ndodhin për shkak të faktorit njeri, pas te njeriu mund të ndryshojë shumë brenda ditës, lodhja, alkooli e të tjera. Po ashtu ndikon edhe shpejtësia. Nuk duhet lënë anash as rrugët tona, të cilat nuk janë të nivelit të sigurisë”, tha tutje Deda.

The post Javë e zezë në Kosovë: Çfarë po ndodhë me sigurinë rrugore në vendin tonë? appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT