E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeSportJava e 30-të/ Sot dy ndeshje interesante në Superligë – Indeksonline.net

Java e 30-të/ Sot dy ndeshje interesante në Superligë – Indeksonline.net

08:32 / E Diele, 20 Prill 2025 / Gj. Sh

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy ndeshje interesante.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 30-të, shkruan IndeksOnline.

Nga ora 15:00, Suhareka përballet me Dritën, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Suhareka po lufton për mbijetesë, pasi renditet në vendin e nëntë me 33 pikë, derisa Drita është lidere e tabelës me 63 pikë, 10 më shumë se Ballkani.

Ndërsa nga ora 20:00, në stadiumin ”Fadil Vokrri”, Prishtina do të jetë nikoqire e Ferizajit.

Skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e gjashtë në tabelë me 38 pikë, tre më pak se Ferizaji që renditet e katërta./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT