SC Gjilani ka përditësuar publikun rreth gjendjes shëndetësore të futbollistit Oltion Bilalli, që u lëndua sot në ndeshjen kundër Malishevës.
Në një komunikatë, Gjilani thotë se Oltioni ka pësuar gjakderdhje të brendshme në kokë, por që është jashtë rrezikut për jetë.
“Aktualisht, ai ndodhet në Mjekimin Intensiv Qendror, ku është nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë:
Sport Club Gjilani informon opinionin publik dhe median se futbollisti ynë, Oltion Bilalli, pësoi një lëndim të rëndë në kokë gjatë ndeshjes kundër FC Malisheva, pas një përplasjeje me portierin kundërshtar. Menjëherë pas incidentit dhe dhënies së ndihmës së nevojshme në fushë, ai u trajtua në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për kujdes të avancuar.
Bilalli ka pësuar gjakderdhje të brendshme në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht, ai ndodhet në Mjekimin Intensiv Qendror, ku është nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.
Sport Club Gjilani falënderon të gjithë për mbështetjen dhe lutjet për shërimin e shpejtë të Oltion Bilallit. Ne do të vazhdojmë të informojmë opinionin publik për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.