Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari ka marrë pjesë sot në protestën e mbajtur në Hagë, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas kësaj proteste, Jashari përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social, Facebook tha se kërkesa ishte për të vërtetën dhe drejtësinë.
“Nga Drenica në Hagë – kërkesa jonë është e thjeshtë: e vërteta dhe drejtësia”, ka shkruar tutje Jashari./Klankosova.tv
The post Jashari pas protestës në Hagë: Kërkesa jonë është e thjeshtë, e vërteta dhe drejtësia appeared first on Klan Kosova.