Jashari: Kurti e di se pa marrëveshje politike nuk sigurohen numrat për kryekuvendarin

Jashari: Kurti e di se pa marrëveshje politike nuk sigurohen numrat për kryekuvendarin

Analisti politik, Shemsi Jashari, ka thënë se Albin Kurti, dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, e dinë që pa marrëveshje politike nuk sigurohen numrat për të kaluar propozimin e kandidatit për kryetar Kuvendi.

Kështu deklaroi Jashari mbrëmë në “Edicionin Special” të Klan Kosova, teksa po diskutonte për dështimin e radhës për konstituim të Parlamentit, transmeton Klankosova.tv.

“Është një dështim i planifikuar i Lëvizjes Vetëvendosje. Për faktin se që nga fillimi është një parë një mungesë vullneti për t’i ndërtuar institucionet edhe propozimi i [ Hekuran Muratit ] është vetëm një hap në implementimin e qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje për mbajtjen peng të institucioneve”, u shpreh Jashari.

“Të gjithë e dimë e dinë edhe ata, këtë rast Zotëri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje se pa një marrëveshje politike nuk sigurohen numrat e nevojshëm për të kaluar propozimin e kandidatit për kryetar Kuvendi”, ka pohuar Jashari.

Jashari, po ashtu deklaroi se LVV-ja është duke keqpërdorur besimin e qytetarëve.

The post Jashari: Kurti e di se pa marrëveshje politike nuk sigurohen numrat për kryekuvendarin appeared first on Klan Kosova.